Klopp thotë se nuk do të bëj transferime këtë vit te Liverpooli

Liverpooli është shpallur kampion në Premierligë pas 30 viteve, shtatë xhiro para përfundimit.

Trofeu i 19-të në Premierligë, ka qenë një meritë e madhe e trajnerit gjerman Jurgen Klopp i cili vit pas viti ka bërë blerje të mëdha duke krijuar një skuadër të frikshme.

Merkatoja e verës në këtë vit pritet të jetë më ndryshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

Trajneri gjerman i kësaj skuadre, Jurgen Klop, ka thënë se shkaku i coronavirusit klubi është dëmtuar në aspektin financiar dhe nuk pret që të shpenzojnë miliona për transferimin e lojtarëve të rinj.

“Kam një skuadër të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar këtë vit. Sigurisht ekipi gjithmonë ka nevojë të përforcohet, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë miliona”, ka thënë Klopp.

Jurgen Klopp njihet si njëri prej trajnërve që krijon lojtarë të mirë duke i dhënë hapësira talentëve të akdemisë në klubet që i drejton ai dhe këtë gjë pritet ta bëj për sezonin 2020/2021.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!