Klopp: Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm

Xherdan Shaqiri nuk e ka nisë mirë sezonin e ri, pasi i ka luajtur vetëm 11 minuta në sezonin e ri.

Klopp fillimisht tha se fillimi i sezonit është i njejtë çdo vit.

“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit. Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”, ka thënë Klopp për situatën e zëvendësimeve.

Trajneri gjerman e ka cilësuar si normale situatën se disa prej lojtarëve po presin në rend për të luajtur

“Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur. Kjo është normale”, ka potencuar Klopp.

Klopp ka thënë se Shaqiri është në gjendje të shkëlqyer fizike, edhe pse nuk po luan mjaftueshëm.

“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike. Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.