Klopp interesohet personalisht për transferimin e Rashicës në Liverpool

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është duke u interesuar personalisht për transferimin e Milot Rashicës në ‘Anfiled’.

Tabloidi anglez Mirror, shkruan se Klopp po përgatitet të investojë në skuadrën e tij këtë verë, pasi shpenzoi ‘pak’ në dy afatet e kaluara të transferimit.

23 vjeçari nga Kosova ka tërherqur interes të konsiderueshëm nga klubi anglez, që janë të gatshëm të ofrojnë mbi 30 milionë euro për të.

Edhe pse klubi i tij, Werder Bremen gjendet në zonën ‘e ftohtë’ për rënie nga liga, Rashica këtë sezon ka arritur të shënojë 7 gola dhe ka dhënë 3 asistime, çka ka bërë që Jurgen Klopp të interesohet personalisht për të.