Klopp flet para ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Liverpool e ka humbur ndeshjen e parë nga Atletico Madridi, me rezultat 1-0, në “Wanda Metropolitano”, e cila është luajtur në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma do ta pres Atleticon në “Anfield”.

Për këtë ndeshje ka folur për media trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp kathënë se dëshirojnë të kalojnë në çerekfinale me mbështetjen e tifozëve.

“Nesër mbrëma do të jetë ndeshje ku duhet të tregojmë se çfarë kemi mësuar nga dueli i parë në Madrid dhe të dëshmojmë se vërtetë duam të kalojmë tutje. Ka shumë mundësi për ne, por kundër një skuadre kualitative, do të jetë e vështirë t’i gjejmë ato. Tifozëria jonë do të jetë avantazh dhe duhet të tregojmë një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë në të gjitha repartet, nëse duam të arrijmë çerekfinalen”, ka deklaruar Jurgen Klopp.