Klopp e pranon se Liverpooli do ta ketë të vështirë ta mbroj titullin

Liverpooli aktualisht pozicionohet në vendin e katërt me 34 pikë, duke hasur në vështirë që ta mbaj vendin e parë në Premierligë.

“The Reds”, janë në presion të mbrojtjes së titullit, pas një sezoni përfekt në vitin e kaluar nën drejtimin e Jurgen Kloppit.

Trajneri gjerman i pyetur se çfarë duhet të bëjnë që ta fitojnë përsëri titullin, ka thënë se duhet të jen të përsosur.

Klopp ka insistuar se duhet të jenë sa më përfekt në këtë sezon në mënyrë që të shpallen kampion për sezonin 2020/2021.

“Duhet të jemi afër përsosmërisë, por përsosmëria varet nga situata.Nuk ka një sezon perfekt me 114 pikë, ka të bëjë thjesht me rrethanat, situatën dhe sasinë e ndeshjeve. Ne duhet të jemi sa më perfekt dhe kjo është ajo që përpiqemi” ka thënë Klopp.

Skuadra e Liveropolit të përballet me Burnleyn të enjten mbrëma.