Kjo është skuadra me mbrojtjen më të dobët në Superligë
05.12.2019 - 11:23
Sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, mbaroi pas 17 xhirove të zhvilluara.
FC Ballkani është kampion vjeshtor me 34 pikë, duke i lënë mbrapa Gjilanin, Dritën e Prishtinën.
Skuadra e Gjilanit e ka sulmin më të mirë në këtë gjysmë sezoni.
Por, skuadra e cila e ka mbrojtjen më të dobët është ajo e Vushtrrisë.
Vushtrria e ka mbrojtjen më të dobët pas 17 xhirove, pasi i ka pranuar 34 gola.
Pranimi i golave të shumtë e tregon më së miri formën e Vushtrrisë, e cila gjendet në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë, duke i shënuar katër fitore, tri barazime dhe 10 humbje.
Vushtrriasit kanë arritur t’i shënojnë 16 gola, kurse i kanë pranuar 34, dyfishin e golave të shënuar.