Kjo është deklarata e Lampardit pas fitores ndaj Arsenalit

Chelsea ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Arsenalit duke e mposhtur në shtëpi të vet me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Premierligë.

Trajneri i Chealseat, Frank Lampard është deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij në 30 minutat e parë luajti keq, por pjesën e dytë e dominuan.

“Ishim të tmerrshëm në 30 minutat e parë. E kundërta e ndeshjes me Tottenhamin. I dhamë gjithçka Arsenalit. I bëra zëvendësimet herët, mendoja se duhet të bëshin. Në pjesën e dytë pastaj dominuam”, ka thënë fillimisht Frank Lampard.

Lampard ka thënë se në pjesën e dytë kishte rëndësi shpirti dhe dëshira, e jo taktikat.

“Në pjesën e dytë nuk kishin rëndësi taktikat, por shpirti dhe dëshira”, ka deklaruar Lampard.