Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, Foto: FFK

Kjo është deklarata e Challandes pas humbjes ndaj Çekisë

Trajneri Bernard Challandes është deklaruar pas humbjes ndaj Çekisë me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Trajneri zvicerian ka thënë se Kosova nuk ka mundur ta luaj lojën e vet dhe e ka uruar Çekinë për kualifikimin.

“Ne duhet të bëhemi të qartë, ne kemi pasur një skuadër si Kosova, është mbrojtur, ishte mirë por nuk mund të luanim lojën tonë, kemi luajtur kundër një skuadre të mirë dhe urime për kualifikimin. Kam vetëm një pendim, kisha një ndjenjë nuk kemi marrë rrezik në krijimin e aksioneve. Sot, iu kam thënë futbollistëve të luajnë lojën e tyre, të rrezikojnë, por arsyeja e parë është shumë e fortë, ka luajtur me një intensitet të lartë, ne patëm mundësi të luajmë futboll, por nuk luajtëm”,, ka thënë Challandes për “Super Sport”.

Kosova të dielën luan ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 18:00.

Kosova e ka edhe një mundësi që të kualifikohet në Europianin 2020, përmes Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse e kalon Maqedoninë do të luaj në finale me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

Nëse Kosova triumfon edhe në finale të këtij kompeticioni atëherë do të kualifikohet për “EURO 2020”.