Kipchoge i pari në histori që përfundon maratonën në më pak se dy orë

Atleti kenian, Eliud Kipchoge, u shndërrua në njeriun e parë në histori që përfundoi një maratonë në më pak se dy orë.

Ai mori lëvdata nga yjet e sportit dhe politikanët kryesorë të vendit të tij.

Ikona gjermane e tenisit, Boris Becker shprehet i mahnitur nga rekordi i Kipchoge-s në Vjenë, që ishte 1h,59′,40”.

Kipchoge, mbajtësi i shumë rekordeve në maratonat botërore, është atleti i parë që përshkon distancën 42,195 kilometra, në më pak se dy orë.