Kika fiton derbin lokal ndaj Dardanës

KF Kika ka triumfuar ndaj KF Dardanës, me rezultat 0-2, në derbin lokal i cili u zhvillua në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Grupit B.

Golat për ekipin nga Hogoshti i shënuan Lirian Ferati dhe Besart Morina.

Pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë.

Kurse, Ulpiana ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Flamurtarit për ta mbajtur kreun e tabelës me 20 pikë.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rezultatet e Ligës së Parë të Grupit B:

Ramiz Sadiku – Vllaznia 0-1
Vitia – Flamurtari 1-1
Ulpiana – KEK-u 2-0
Ferizaj – 2 Korriku 2-0
Dardana – Kika 0-2