Khedira nuk dëshiron të largohet nga Juventusi

Mesfushori gjerman Sami Khedira ka pasur probleme në këtë sezon duke i bërë vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat.

Mediat italiane kanë shkruar se 33 vjeçari do të largohet nga Torino në merkaton e verës.

Khedira sot ka mohuar zërat e merkatos se do të largohet nga Bianconerët.

Ish-futbollisti i Realit, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të largohet nga kampionët e Italisë deri në përfundimin e kontratës së tij në vitin 2021.

“A qëndroj te Juventus? Kam kontratë deri në vitin 2021 dhe ndihem shumë mirë te Juventus dhe në Itali. Kam gjetur një skuadër të uritur për të fituar shumë tituj. Tani kam më shumë besim në fizikun tim dhe dua të fitoj shumë tituj këtu. Nuk kam asnjë motiv për të ndryshuar skuadër dhe për të pranuar një sfidë tjetër”, ka deklaruar Sami Khedira.

Khedira iu bashkua Juventusit në vitin 2015 nga Real Madridi si lojtar i lirë.