Khedira: Ëndrra ime është që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin

Mesfushori gjerman, Sami Khedira, e ka fituar Ligën e Kampionëve, në vitin 2014, me Real Madridin.

33 vjeçari, një finale të Ligës së Kampionëve, e kishte humbur në vitin 2017 me skuadrën e Juventusit ndaj Realit, me rezultat 4-1.

Khedira iu është përgjigjur fansave të tij në Instagram, se ëndrra e tij është që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ai ka thënë se edhe Juventusi e ka ëndërr që ta fitoj këtë trofe.

“Ëndrra e ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Na iu afruam para tre viteve këtij trofeu në finalen kundër Real Madridit. Mendoj se ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve me Juventusin në vitet e ardhshme dhe nuk është vetëm ëndrra e ime, por edhe e tifozëve të bianconerëve”, ka deklaruar kampioni i botës me Gjermaninë.

Juventus Ligën e Kampionëve e ka fituar dy herë në histori të klubit, herën e fundit e ka fituar në vitin 1996 duke e mposhtur Ajaxin në penallti.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!