KFOR i dhuron fanella të AC Milan klubeve të futbollit kosovar

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it, me seli në Pejë, kanë dhuruar pesëdhjetë fanella zyrtare dhe rroba sportive të klubit të njohur italian AC Milan, për disa ekipe futbolli të të rinjve në Kosovë.

Klubi italian i futbollit dhuroi set paisjesh pas ndeshjes miqësore të luajtur në Kosovë, gjatë verës së këtij viti, midis AC Milan dhe Feronikelit.

“Koloneli Daniele Pisani falënderoi klubin italian për iniciativën që do të përmisojë projektin e zbatuar nga Komanda Rajonale Perëndim, në mbështetje të dyqind lojtarëve të rinj të futbollit kosovar, të quajtur ‘jeta ime në duart tuaja’ dhe cili synoi të mësojë procedurat e ndihmës së parë të aplikuara në sport”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.