Kevin De Bruyne: Reagimi i ynë ishte i shkëlqyer

Manchester City ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Realit, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori belg Kevin De Bruyne, me një gol dhe një asistim.

Belgu ka thënë se në fillim e kishin të vështirë, por reagimi i tyre ishte i shkëlqyer pas pranimit të golit.

“Është një fillim shumë i mirë. Ne kishim vështirësi në 15 minutat e parë, por duhet të kalosh nëpër stuhi. Ishte një pjesë e parë e barabartë. Ne nisëm pjesën e dytë mjaft mirë. Goli i tyre erdhi në një moment të keq për ne, në një moment ku po dominonim. Reagimi ynë ishte i shkëlqyer. Ishte një gol shumë i bukur nga Gabriel Jesus”, ka thënë De Bruyne për “BT Sport.

Ai ka thënë deri më tani City, ka bërë vetëm gjysmën e rrugës dhe i pret një lojë e vështirë pas tri javëve.

“Në katër vjetët me Pep Guardiolan, ai nganjëherë më befason. Nganjëherë lojtarëve nuk i thotë deri në fillim të ndeshjes se çfarë duhet të bëjmë. Kishte momente të mira në ndeshje dhe të këqija. Në një ndeshje të kualitetit të tillë, natyrshëm se do të kesh edhe vështirësi. Ne kemi bërë gjysmën e rrugës. Ne kemi një lojë të rëndësishme në shtëpi në tri javë. Tash duhet të rikuperohemi pasi na pret një finale të dielën, kundër Aston Villas në League Cup”, ka deklaruar De Bruyne.

Ndeshja e kthimit Manchester City – Real Madrid, luhet me 17 mars.