Këto tre ndeshje hapin xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës në Futboll

Superliga e Kosovës në Futboll vazhdon sot me tre takime të reja që hapin xhiron e 18-të.

Në Gjilan, Drita në formë pret ekipin e papërshtashëm Ulpianën.

Drita në rast fitore merr pozitën e parë deri në momentin kur luan Gjilani dhe Ballkani.

Ekipi nga Gjilani gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Ulpiana gjendet në pozitën e tetë.

Ndeshja e dytë zhvillohet në Drenas, ku Ferronikeli pret Drenicën në një ndeshje ku favorit llogaritet Drenica. Ferronikeli vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me 10 pikë, ndërsa Drenica gjendet në pozitën e gjashtë me 20 pikë.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme është ajo në mes të Llapit dhe Prishtinës. Ekipi i Tahir Batatinës pret Prishtinën në një ndeshje që pritet të jetë interesante.

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00.