Këto janë ndeshjet e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën

Të martën dhe të mërkurën kthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve e ku pritet të ketë shumë takime interesante.

Të martën në në program si ndeshja kryesore është ajo në mes të Atletico Madrid dhe Liverpool që zhvillohet në grupin B. Pjesë e këtij grupi janë edhe ekipet e Portos dhe Milanit.

Pas dy xhirove të zhvilluara në krye të grupit B gjendet Liverpool me 6 pikë ndërsa në vendin e dytë është Atletico me 4 pikë të grumbulluara, fituesi i këtij takimi do ta marr kryesimin e grupit.

Pos ndeshjes Atletico Madrid-Liverpool ndeshje tjetër interesante është edhe ajo që zhvillohet në Ukrainë ku Shakhtar e pret ekipin e Real Madrid.

Po ashtu edhe të mërkurën pritet të kemi duele interesante. Bayern Munich është mysafirë i Benficës në Portugali, në Angli Chelsea pret ekipin e Malmos ndërsa Machester United do të përballet kundër Atalantës.

Barcelona do të përballet kundër Dinamo Kyiv ndërsa Juventus do të jetë mysafirë përball Zenit në Rusi.

Dy duele të martën dhe të mërkurën nisin nga ora 18:45 ndërsa takimet tjera nisin nga ora 21:00.