Kombëtarja e Kosovës në futboll | Foto: FFK

Këta janë kundërshtarët e Kosovës në futboll gjatë muajit qershor

Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit qershor do t’i zhvillojë 4 ndeshje, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Me 2 qershor Kosova në udhëtim do të përballet me Qipron, ndërsa 3 ditë më pas, me 5 qershor do ta presë në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Greqisë.

As Greqia e as Qipro nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova përballet me Greqinë në futboll. Në 4 ndeshjet e fundit mes Kosovës dhe Greqisë, tri prej tyre kanë përfunduar me rezultat të barabartë (1:1, 1:1. 0:0 dhe 1:2).

Më pas, me 9 qershor do përballet me Irlanden Veriore, po ashtu në shtëpi, ndërsa me 12 qershor do të udhëtojë për tu përballur me Greqinë.

Kosova bën pjesë në Grupi 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në mars zhvilluan dy ndeshje miqësore.

Në shtëpi mposhtën Burkina Fason me rezultat 5-0, ndërsa si mysafirë i Zvicrës, Kosova barazoi 1 me 1.