Këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e 10 në Superligë  (FOTO)

Federata e Futbollit e Kosovës, i ka bërë të ditur gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e 10 në Superligën e Kosovës.

Ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje do ta drejtoj Tefik Maloku, i ndihmuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Kurse ndeshjen ndërmjet Gjilanit – Llapit, do ta drejtoj Selim Isufi, i asistuar nga Meriton Berisha dhe Erdoan Baliqi.

Xhiroja e 10 në Superligën e Kosovës, fillon të martën dhe përfundon të enjten.