Kërkohet rihapja e fitnesve, pishinave dhe shkollave të futbollit në ambiente të mbyllura

Qeveria e Kosovës në vazhdën e ashpërsimit të masave për COVID-19, kishte marrë vendim më 13 korrik që të pezullojë edhe punën e fitneseve, pishinave, shkollave të futbollit dhe sporteve të tjera që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Puna do t’i lejohet vetëm atyre aktiviteteve që funksionojnë në ambiente të hapura.

Me vendimin e qeverisë nuk janë ndarë të kënaqur klubet sportive të cilat funksionojnë në ambiente të mbyllura.

24 biznese nga të cilat janë fitnese, klube të ping-pongut, taekwondo, gjimnastikë, klubet e sporteve të ujit, kanë kërkuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që të rihapen këto biznese pasi po ndjehen të diskriminuar dhe po dëmtohen në aspektin financiar.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e dërguar nga këto biznese për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Komitetin Olimpik të Kosovës:

 KËRKESË

 Prishtinë, 15.07.2020

Për: Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Komitetin Olimpik të Kosovës

Duke konsideruar situatën e krijuar në vendin tonë – me vendimin e ri të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, është specifikuar pezullimi i të gjitha aktiviteteve rekreative, kulturore dhe sportive në ambiente të mbyllura.

Përkundër situatës alarmante të pandemisë në vendin tonë, ne si komunitet i sportit shprehim pakënaqësinë dhe shqetësimet tona në lidhje me vendimin e lartëpërmendur. Është  hera e dytë me rradhë që bëhet pezullimi i veprimtarisë së bizneseve dhe klubeve sportive në tërë territorin e Kosovës.

Studime të shumta shkencore, protokole të ndryshme të shteteve dhe organizatave botërore përkatëse, japin shembuj specifik se si mund të menaxhohen aktivitetet sportive përgjatë  pandemisë. Njëkohësisht, në konsultat tona me mikrobiologun Dr. Lul Raka – ai ka theksuar se me masa specifike dhe mbikëqyrje rigoroze, sporti nuk është e nevojshme të pezullohet.     

Pezullimin total të aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura e konsiderojmë të paarsyeshëm. Vendimet ad-hoc të cilat prekin një industri të tërë janë të papërballueshme për bizneset dhe klubet sportive, për sportistët profesional, rekreativ dhe ata me nevoja shëndetësore. ‪

Ne si grup i bizneseve dhe klubeve sportive, kërkojm nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të rishqyrtoj sa më parë me Qeverinë  e Kosovës vendimin për pezullimin e aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura, dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës të rikonsideroj përkrahjen e këtij vendimi dhe të mbrojë interesat e komunitetit sportiv.

Marrë parasysh masat specifike të cilat janë ndërmarrë për industritë e tjera në vendin tonë  (p.sh. Gastronomia; Qendrat tregtare; Institucionet) është e domosdoshme që para se të ndalohet veprimtaria sportive, të merren masa specifike për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 përgjatë aktivitetit sportiv.

Kërkojmë nga çdo federatë e sportit në Kosovë të marrë iniciativë të menjëhershme për hartimin apo repsektimin e protokoleve për secilin sport në veçanti dhe të merren masa rigoroze për mbikëqyrjen e respektimit të këtyre masave nga bizneset dhe klubet sportive.

Përgjatë kësaj periudhe të vështirë, sporti duhet të trajtohet si mekanizëm për ruajtjen e shëndetit mental dhe mirëqenies kolektive. Poashtu, është obligim profesional përkujdesi ndaj sportistëve garues – që janë aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës. Për këtë, mbyllja totale e sportit do të ketë pasoja negative si për shtetin ashtu edhe për shoqërinë tonë.

Me shpresë se do të marrim përgjigje sa më të shpejtë nga ana juaj për kërkesat e parashtruar më lartë, po e përmbyllim këtë email duke shprehur gatishmërinë për të ju ofruar ndihmë vullnetare karshi zhvillimeve të mëtutjeshëm të sportit në vend.

 

Nr. Emri i klubit/biznesit Nr. i Regjistrimit të klubit/biznesit Përfaqësuesi i autorizuar Nënshkrimi
1. Boreas CrossFit 811327578 Besnik Belegu
2. CrossFit Prishtina 810109828 Leart Termkolli
 

3.

Klubi i Fitnesit Sport Performance – Prishtina  

5118141 – 7

 

Astrit Hajrullahu

4. Klubi i Notit “Nemo” 5114340-0 Endrit Sveqla
5. Klubi i Notit STEP 5111972 – 0 Agron Zeqiri
6. RX Fitness Club 811396466 Leonard Bobani
7. STEP – AG – STEPSPORTCENTER 810485799 Trim Zeqiri
8. N.T.SH – FLEX

 

FLEX GYM

330122010 Egzon Hyseni
9. Klubi i Sporteve të Ujit “H2O” 5115939 – 0

 

Granit Morina  

 

 

 

10. K.B. M JUNIOR PRISHTINA 5112680 – 7 Bekim Maxhuni
11. Klubi i Gjimnastikës “ELITA” 5116156 – 4 Shkumbin Maqastena
12. Fit – in GYM 810544040 Gen Zeqiraj
13. Klubi i notit “Termopan” 5110515 – 0 Enver Hajredini  

 

14. Klubi i Taekwondos “OLYMPIC ART” 52102321-8 Arsim Agushi
15. Klubi i Ping Pongut “DARDANIA” Prishtinw 5110451 – 0 Samir Ajeti
16. K.B. VERTIKAL 5113601-2 Valton Bilalli
17. Klubi i Kick-Boxit FIGHT CLUB Prishtina 51151710 – 2 Gasper Kacinari
18. KPP Priping 5118268 – 5 Kastriot Orana
19. Qendra Sportive OmniSport 71314847 Bujar Turjaka
20. K.B Prishtina e Re 5115744 –3 Albert Sylejmani
21. Bodybuillding NATYRAL – Fitness FitNLife / Lipjan 810715740 Ramiz Misini
22. My Fitness 24/7 Arben Noverberdaliu
23. HOIST Ftines Arbër Peci
24. Fitness Koca Arton Koci