Kenny Daglish diagnostikohet me coronavirus

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Daglish është diagnostikuar me coronavirus, kanë njoftuar mediat britaneze.

Liverpool ka njoftuar se familja e Kenny Daglish, ka njoftuar për të se është prekur me COVID-19.

Kenny Daglish fillimisht kishte shkuar në spital me 8 prill për trajtimin e një infeksioni, pastaj i kishte bërë testet dhe kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

Daglish ishte vet izoluar vullnetarisht në shtëpinë e tij pa shfaqur simptoma të virusit.

69 vjeçari është legjendë e klubit të Liverpoolit duke i bërë 502 paraqitje për “The Reds”.