KEK-u dhe Vushtrria bien në Ligën e Dytë

KEK-u dhe Vushtrria edhe zyrtarisht kanë rënë nga Liga e Parë.

Vushtrria ka pësuar humbje me rezultat 1-3, nga skuadra prizrenas A & N, në xhiron e fundit të Ligës së Parë në Grupin A.

Pas kësaj humbje Vushtrria bie në Ligën e Dytë, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 20 pikë nga 27 xhiro.

KEK-u ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj 2 Korrikut, në kuadër të xhiros së fundit në Ligën e Parë, të Grupit B.

Përkundër fitores, KEK-u ka rënë nga Liga e Parë, pasi pozicionohet në vendin e fundit me 28 pikë.