Kean preferon Juventusin para Dortmundit

Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për sulmuesin italian të Evertonit, Moise Kean, por italiani preferon që të kthehet në Juventus.

20 vjeçari është nga akademia e Juventusit, në merkaton e vitit 2019 iu bashkua Evertonit nga bianconerët për 27.5 milionë euro, por deri tani nuk është ambientuar në Premierligë.

Kean nga 33 ndeshje në të gjitha garat i ka shënuar vetëm dy gola dhe dy asistime, duke u inkuadruar si rezervist në shumicën e ndeshjeve.

Juventus dëshiron që ta huazojë Moise Keanin për një sezon me opsion blerje i cili do të vinte në Juventus si zëvendësues i Luis Suarezit, që pritet t’i bashkohet “zonjës së vjetër”.