KB Prishtina përforcohet me Aliouen Tew

Klubi i basketbollit Prishtina është përforcuar me basketbollistin francez Aliouen Tew i cili vjen nga Franca.

Aliouen Tew është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.

29 vjeçari ka bërë karrierë në shtete si Zvicra, Katari, Franca, Anglia dhe Spanja.

“Aliouen Tew vjen nga Franca, është 29 vjeçar, i gjatë 206cm dhe luan në pozitën qendër. Ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA. Karrierën profesionale e vazhdoj në shumë liga si në Zvicër, Katar, Francë, Angli dhe se fundmi në Spanjë tek ekipi Melilla që garon në Leb Gold”, shkruan në njoftimin e KB Prishtina.