Katër futbollistë dhe një anëtar i stafit të Kosovës U21 dalin pozitivë në testin për COVID-19 

Katër futbollistë dhe një anëtar i stafit të Kosova U21, kanë dalë pozitivë në testet e COVID-19.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot i kanë marrë rezultatet e testeve të cilat ishin bërë gjatë ditës së djeshme.

Të gjithë lojtarët që kanë rezultuar pozitivë në testet e coronavirusit janë asimptomatikë dhe janë mirë me shëndet.

Të gjithë futbollistët e infektuar me COVID-19 janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

Personat që kanë rezultuar pozitivë janë ritestuar gjatë ditës së sotme nga IKSHP-ja dhe janë në pritje të rezultateve të reja.