Karius rikthehet në Liverpool

Besiktas nuk dëshiron që ta mbaj portierin Loris Karius deri në fund të sezonit.

Sipas “Sport Witness”, klubi turk nuk është i kënaqur me paraqitjet e portierit Karius dhe dëshiron ta largoj atë nga skuadra në janar të vitit 2020.

Karius u huazua te Besiktas, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

Portieri gjerman Karius njihet për dy gafat e tij që i bëri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018-të ndaj Real Madridit.

Tani te Liverpooli portier i parë i cili është i padiskutueshëm është Alisson Becker.