Foto: FKK

Karateistët e Kosovës fitojnë 29 medalje në Turneun Ballkanik

Përfaqësusja e Kosovës në karate ka fituar 29 medalje në Turneun Ballkanik të mbajtur gjatë vikendit në Shkup.

Prej medaljeve, karateistët e Kosovës kanë fituar 9 të arta, 4 të argjendta dhe 16 të bronzta.

Siç njofton Federata e Karatesë së Kosovës, në këtë Turne kanë marrë pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe nikoqiri Maqedonia e Veriut.

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ishte e prirë nga përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, u paraqit me 84 garues.

FKK thotë se karateistët kosovarë patën paraqitje të jashtëzakonshme në katgoritë e kadetëve, juniorëve dhe U21.

Po ashtu, FKK-ja mori pjesë edhe me 10 gjyqtarë që ndanë drejtesinë.

Medalje në Turneun Ballkanik fituan:

Të artën:

Albulena Gervalla, U21, kumite – 55 kg, Fatjon Bajrami, kadetë, kumite -63 kg , Valeza Gashi, kadete, + 54 kg, Betim Maliqi, junior, kumite – 68 kg, Albinot Selmani, junior, kumite – 61 kg, Sefer Bajrami, kadet, kumite – 70 kg, Jakup Ajdari, U21, kumite – 75 kg.

Ekipore, juniorët, kumite: Endrit Beka, Albin Merovci, Albinot Selmani, Arlind Selmanaj, Betim Maliqi dhe Melos Gashi.

Ekipore, juniore, kumite: Njomza Ibrahimi, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Njomza Osmani dhe Zanita Gashi.

Të argjendtën e fituan: Vesa Ibrahimi, U21 – 68 kg, Albin Merovci, juniorë, kumite – 68 kg, Vlera Qerimi, kumite, juniore + 59 kg.

Ekipore U21, vajzat: Hatixhe Zejnullahu, Albulena Gervalla, Edisa Beka, Festina Curri dhe Vesa Ibrahimi.

Medaljen e bronztë: Anila Foniqi, kadete, kuumite – 54 kg, Qendrim Halimi, kadetë, -52 kg, Leonit Latifi, kadetë, kumite – 52 kg, Ensar Hamza, kadetë – 63 kg, Dren Hajdari, U21,  -67 kg, Shpresim Shabani, U21 – 67 kg, Rigon Baruti, juniorë, kumite – 61 kg, Arlind Selmani, junor, kumite – 61 kg, Redona Gashi, juniore, kumite – 53 kg, Endrit Beka, junior kumite – 63 kg, Erblina Pajaziti, kadete, kumite – 47 kg, Antoneta Budakova, U 21, kumite – 55 kg, Benjamin Shabani, U21 kumite, + 84 kg.

Ekipore, kadete, kumite: Anila Foniqi, Rinesa Osmani, Dea Gashi, Valeza Gashi dhe Behije Mustafa.

Ekipore, U21, djemtë, kumite: Shpresim Shabani,  Benjamin Bajrami, Andi Merovci, Altin Maloku, Jakup Ajdari dhe Benjamin Shabani.

Ekipore, kadetët, kumite: Meriton Zhdrella, Dren Ibrahimi, Fatijon Bajrami, Hamz Haliti, Riza Mahalla dhe Sefer Bajrami.