Karate, Nishevci shënon fitore në repesazh, do të luftojë për të bronztën

Karateisti kosovar Herolind Nishevci e ka fituar luftën në represazh për ta vazhduar garën për medaljen e bronztë në Kampionatin Europian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci mposhti boshnjakun Rijad Xhuhon në kategorinë mbi 84 kilogramë.

Pasi e mposhti në luftën e parë karateistin nga Sllovakia, Kosa Tomas dhe izraelitin, Abu Basal Ahmad në raundin e dytë, Nishevci u mposht nga serbi, Slobodan Biteviq me rezultatin 3:2.

Për medalje të brozntë, Nisehvci të dielën do ta ketë përballë karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanlin.

Karate, Herolind Nishevci mposhtet në rundin e tretë nga serbi Biteviq (kallxo.com)