FOTO KALLXO.com

Kapiteni Rrahmani flet para ndeshjes me Anglinë

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë, e cila luhet prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rrahmani ka treguar se të gjithë kanë pas zhgënjim të madh pas humbjes ndaj Çekisë.

“Kemi pas një zhgënjim nga gjithë populli pas humbjes me Çekinë sepse kemi jetuar me ëndrrën e evropianit, por nuk do të thotë që tashmë ndeshja e nesërme që nuk është e rëndësishme sepse ne në çdo ndeshje gjejmë motivin dhe mundohemi ta përmirësojmë lojën tonë”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

Kapiteni i “Dardanëve”, ka thënë se një rezultat pozitiv ndaj Anglisë do të kishte qenë i rëndësishëm për Kosovën.

“Një rezultat pozitiv nesër do të thoshte shumë sepse do kishte qenë e rëndësishme për vazhdim tutje. Ne e kemi dëshmuar që pas rezultatit negativ jemi rikthyer sepse kjo është në karakterin tonë të luftojmë së bashku”, ka shtuar ai.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për eliminatoret “Euro 2020”.

Trajneri i Kombëtares Bernard Challandes dhe kapiteni Amir Rrahmani në konferencë para ndeshjes Kosovë – Angli

Publiée par Kallxo Sport sur Samedi 16 novembre 2019

.