Kampionatin apo garat evropiane, cilën e preferon trajneri i Gjilanit?

Pas fitore së sotëm ndaj rivalit të qyteti dhe Liderit Dritë, trajneri i Gjilanit Gentian Mezani, pas fitores së rëndësishëm që e Gjilanin e fut në garë serioze për titull, ka thënë se “duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Gjilani e ka fituar derbin e qytetit duke e mposhtur Dritan me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 31-të Superligëss.

Trajneri i Gjilanit Mezani ka thënë se i gëzohen fitores sepse është 3 pikësh i mirë për objektivin kur kanë mbetur vetëm 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Ai ka thënë se fitorja e sotëm rezulton shumë pozitive në psikologjinë e lojtarëve “sepse kur tregon forcën ndaj skuadrave që janë liderë, atëherë vetbesimi shtohet edhe më shumë”.

Trajneri Gentian Mezani insiston që objektivi primar i Gjilanit janë garat e Evropës “asnjëherë nuk kam folu për kampionat, sepse objektivi për ketë skuadër janë garat evropiane dhe është shumë e rëndësishme edhe garat evropiane për një klub dhe jo vetëm për ne si Gjilan por për të gjithë skuadrat, sepse nga këto gara pos faktit që ka të ardhura financiarë, rritesh edhe nga ana profesionale dhe futbollistët krijojnë vet besim dhe rritet edhe emri i skuadrës dhe rritet edhe futbolli Kosovar” ka përfunduar Mezani.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit Drita përkundër humbjes mbetet lider me 65 pikë, me këtë fitore Gjilani i është afruar në vetëm 1 pikë dallim rivalit të qytetit.

Ballkani ka dështuar të barazohet me pikë me Dritën pasi që ka barazuar 2 me 2 në ndeshje me Prishtinën, kurse deri në minutën e 60-të ishte duke udhëhequr me rezultat 2 me 1.