Kalaja e pamposhtur e Suharekës

Skuadra e Ballkanit, i ka befasuar të gjithë në sezonin vjeshtor në Superligën e Kosovës, duke u shpallur kampion me 34 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara.

Por, suharekasit nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi, janë kampion edhe sa i përket ndeshjeve si vendas për gjatë këtyre 17 ndeshjeve.

Ballkani i ka zhvilluar tetë ndeshje si vendas, duke i fituar shtatë prej tyre dhe ka vetëm një barazim dhe asnjë humbje, duke i grumbulluar 22 pikë.

Kurse pas Ballkanit radhitet Drita me tetë ndeshje si vendas, gjashtë fitore, një humbje dhe një barazim.

Gjashtë skuadra janë të cilat kanë i kanë zhvilluar nga nëntë ndeshje si vendas, një më shumë se Ballkani, por nuk e kanë arritur suksesin e suhakreasve, Trepça ’89, Gjilani, Feronikeli, Drenica, Llapi dhe Vushtrria.

Në këto tetë ndeshje Ballkani, i ka shënuar 21 gola dhe i ka pranuar tetë gola.