Kaka: Milani mund ta mposht Juventusin dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve

Juventusi dhe Milani do përballen të dielën nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.

Juventusi pozicionohet në vendin tretë me 69 pikë, po aq pikë sa ka Milani në vendin e katërt. Me vetëm dy pikë më pak qëndron Napoli në vendin e pestë, që pret gabimin e këtyre dy skuadrave.

Fitorja për të dy skuadrat në këtë ndeshje është jetike për ta mbajtur një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Juventusi me rezultat 1-3 më 6 janar të këtij viti.

Legjenda braziliane e Milanit, Kaka, beson se Milani mund ta mposht Juventusin.

“Më vie keqë që Milani nuk arriti të rikthehej. Mezi pres që Milani të rikthehet në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për një distancë të vogël”, ka thënë Kaka për kanalin zyrtar të Milanit në Twitch.

Kaka beson se Milani do ta mposht Juventusin e Andrea Pirlos.

“Tani është ndeshja ndaj Juventusit të Andrea Pirlos. Milani mund ta fitojë këtë ndeshje, ata mund të rikthehen në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kaka.