Juventusi vazhdon me fitore, pa vështirësi fiton ndaj Torinos (VIDEO)

Juventusi ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke e mposhtur Torinon me rezultat të thellë 4-1.

Paulo Dybala shënoi për 1-0, në minutën e 3’ për t’i kaluar bianconerët në epërsi.

Vendasit e dyfishuan epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë të cilin e konkretizoi në gol Juan Cuadrado pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Torino e ngushtoi epërsinë me golin e Andrea Belottit në fundin e pjesës së parë nga penalltia.

Cristiano Ronaldo shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 61’.

Djidji shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e parë me 75 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.