Juventusi vazhdon me fitore, mposht Genoan në shtëpi (VIDEO)

Juventusi ka vazhduar me fitore duke e shënuar fitoren e tretë radhazi pas rifillimit të kampionatit pas pandemisë. Bianconerët e kanë mposhtur Genoan në shtëpi të vet me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.

Serinë e golave e hapi Paulo Dybala në minutën e 50’.

Cristiano Ronaldo shënoi një supergol nga distanca në minutën e 57’ për rezultatin 2-0.

Në minutën e 73’ sulmuesi brazilian Douglas Costa shënoi një gol të bukur për rezultatin 3-0.

Genoa e ngushtoi epërsinë në minutën e 76’ me Pinamontin.

Pas kësaj fitoreje Juventus pozicionohet në vendin e parë me 72 pikë, katër pikë më shumë se Lazio që gjendet në vendin e dytë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!