
Juventusi triumfon ndaj Interit me golat e Ronaldos
02.2.2021 - 22:49
Juventusi ka fituar ndaj Interit me rezultat 1-2, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Martinezit në minutën e 9’ pas asistimit të Nicolo Barellas.
Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në minutën e 26’ nga penalltia.
Portugezi shënoi për 1-2, në minutën e 35’ duke e shfrytëzuar gabimin e Bastonit.
Në pjesën e dytë Interi e kërkoi golin e barazimit, por nuk ia arriti qëllimit.
Ndeshja kthyese luhet më 9 shkurt në Torino.
FT | Il primo round è nostro ⚪️⚫️
A San Siro decide la doppietta di @Cristiano ?
Bravi, ragazzi ?#InterJuve [1-2] #ForzaJuve #CoppaItalia pic.twitter.com/uvdekAg4Q2— JuventusFC (@juventusfc) February 2, 2021