Juventusi skuadra favorite për ta transferuar Houssem Aouarin

Mesfushori francez Houssem Aouar, konsiderohet si njëri prej lojtarëve më premtues në futbollin europian.

21 vjeçari kah mahnitur të gjithë në këtë sezon me paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Mesfushori francez do të largohet nga Lyoni në merkaton e verës.

Dy skuadrat të cilat dëshirojnë shërbimet e tij janë Manchester City dhe Juventus.

Por, Manchester City është dënuar nga UEFA për fair-play financiar dhe nuk do të ketë mundësi që ta transferoj Aouarin.

Gazeta e njohur franceze “L’Equipe”, shkruan se Juventusi është skuadra favorite për të nënshkruar me 21 vjeçarin.

Kujtojmë se Houssem Aouar, në ndeshjen Lyon 1-0 Juventus, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ishte shpallur lojtari i ndeshjes.

Ndeshja e kthimit Juventus – Lyon, pritet të luhet më 8 gusht në Torino.