Juventusi rivalizon Milanin për Kaio Jorgen

Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin e Santosit Kaio Jorge.

Trajneri i Santosit e ka konfirmuar se disa klube europiane i dëshirojnë shërbimet e 19 vjeçarit.

Milani është skuadra e cila ka shfaqur interesim të madh për talentin brazilian, skuadër e cila konsiderohej favorite për ta transferuar 19 vjeçarin.

19 vjeçari ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2021 me Santosin dhe pritet të largohet në afatin kalimtar të verës.

Santosi po i kërkon 10 milionë euro për ta liruar Jorgen.

Sport Mediaset dhe Calciomercato.com konfirmojnë se Juventusi iu ka bashkuar garës ëpr Kaio Jorgen i cili deri më tani kërkohej nga Milani.