Juventusi rikthehet te fitorja

Pas humbjes në xhiron e kaluar nga Atalanta, Juventusi ka mbledhur forcat dhe e ka gjetur rrugën e fitores duke e mposhtur Parmën me rezultat 3-1.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Parma kaloi në epërsi në minutën e 25’ me Brugmanin i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

Alex Sandro e barazoi rezultatin në minutën e 43’ pas asistimit të De Ligt.

Për 2-1, shënoi përsëri mbrojtësi brazilian në minutën e 47’ pas asistimit të Juan Cuadrados.

Cuadrado asistoi përsëri në minutën e 68’ te goli i De Ligt për rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje Juventusi mbetet në vendin e tretë me 65 pikë.

Kurse Parma në vendin e parafundit me 20 pikë.