Juventusi rikthehet te fitoret, mposht Bolognën

Pas humbjes ndaj Interit në xhiron e kaluar, Juventusi është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Bolognën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Arthur Melo shënoi për 1-0, në minutën e 15’ pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Për 2-0, shënoi Westen McKennie me kokë në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e katërt me 36 pikë, shtatë pikë më pak se Milani që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse, Bologna në vendin e 13-të me 20 pikë.