Juventusi refuzoi 57 milionë euro nga Liverpooli për Demiralin

Juvnetusi e konsideron si të ardhmen e mbrojtjes mbrojtësin turk Merih Demiral së bashku me Matthijs De Ligt.

Liverpooli ka tentuar që ta transferoj mbrojtësin turk në orët e fundit të merkatos së janarit.

Sport Mediaset shkruan se bianconerët kanë refuzuar ofertën në vlerë prej 57 milionë eurove nga Liverpooli për mbrojtësin turk Merih Demiral.

Demiral shihej si zëvendësues i Virgil van Dijk i cili është i lënduar.