
Juventusi po mendon për transferimin e Llorentes
28.12.2020 - 21:58
Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente mund të kthehet në Juventus në afatin kalimtar të janarit.
Sky Sport Italia shkruan se 35 vjeçari mund t’i bashkohet Juventusit si zëvendësues ideal i Alvaro Moratës në fazën e sulmit.
Llorente në këtë sezon i ka luajtur vetëm 19 minuta te Napoli duke mos gjetur hapësira në formacionin e Gennaro Gattusos.
Kujtojmë se Llorente ishte pjesë e Juventusit në sezonet 2013-2015, duke i shënuar 27 gola në 92 ndeshje për bianconerët.
Llorente ka të njëjtin agjent me Paulo Dybalan, prandaj negociatat për transferimin e tij mund të kryhen kur të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës së argjentinasit.