Juventusi mposhtet në shtëpi nga Atalanta

Juventusi ka pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Atalanta, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Serie A.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Duvan Zapata pas asistimit të Berat Gjimshitit në minutën e 28-të.

Pas kësaj fitoreje Atalanta mbetet në vendin e katërt me 28 pikë.

Kurse, Juventusi mbetet në vendin e tetë me 21 pikë.

Në xhiron e ardhshme Atalanta luan ndaj Venezias, kurse Juventusi luan si mysafir ndaj Salernitanës.