Juventusi mposht Napolin me golat e Ronaldos dhe Dybalas

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Napolit, ndeshje e mbetur nga xhiroja e tretë në Serie A.

Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0, në minutën e 13’ pas asistimit të Chiesas.

Për 2-0, shënoi Paulo Dybala në minutën e 73’.

Napoli e ngushtoi epërsinë në minutën e 90’ me Lorenzo Insignen.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë.

Kurse, Napoli mbetet në vendin e pestë me 56 pikë.

Në xhiron e ardhshme Juventusi e pret në shtëpi Genoan.

Kurse, Napoli luan si mysafir ndaj Sampdorias.