Juventusi mposht Lazion me golat e Ronaldos (VIDEO)

Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Lazios me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0, në minutën e 51’ nga penalltia.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 54’ me Ronaldon pas asistimit të Dybalas.

Lazio e ngushtoi epërsinë me Ciro Immobilen në minutën e 83’ nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë, tetë pikë më shumë se Interi që pozicionohet në vendin e dytë.

Në Serie A do të luhen edhe katër xhiro deri në fundin e kampionatit.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.