Juventusi me mungesa të mëdha ndaj Milanit

Ndeshja kryesore e xhiros së 31-të në Serie A, luhet sot nga ora 21:45, mes Milanit dhe Juventusit.

Të dy skuadrat futen në këtë lojë më synime të kundërta.

Milan kërkon që të fitoj dhe të ngjitet në vendin e gjashtë, vend i cili e dërgon në Ligën e Evropës.

Kurse Juventusi kërkon që ta ruaj vendin e parë për t’ia lehtësuar vetës triumfin në Serie A.

Milani në këtë ndeshje do të jetë e kompletuar me vetëm dy mungesa të mundshme, sulmuesit Hakan Calhanoglu dhe Samu Castillejo të cilët janë në dyshim për këtë ndeshje.

Ndërkaq, Juventusit do t’i mungojnë pesë lojtarë, tre prej lëndimeve dhe dy prej suspendimeve me karton të verdh.

Mungesat më të mëdha janë Paulo Dybala dhe Matthijs De Lig, të cilët mungojnë për shkak të kartonëve, të dy lojtarët janë në formë të lartë në ndeshjet e fundit.

De Sciglio, Demiral dhe Khedira do të mungojnë për shkak të lëndimeve.