Juventusi, Interi e Milani duan të mbesin në Serie A

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka qenë i ashpër në diskutimin e klubeve në Serie A, për largimin e mundshëm të ekipit të tij nga kampionati italian.

Agnelli, ka shtuar se futbolli nuk do të ndryshojë aspak me forimimin e Superligën e Europiane. Madje, presidenti i bianconerëve ka provokuar ekipet tjera duke thënë se edhe pa Superligën Europianë në Serie A kanë dominuar Juventusi, Interi dhe Milani tashmë e një kohë të gjatë.

“Me 350 milionë euro të garantuara për pjesëmarrje në Superligë, titulli i kampionit në Serie A do të fitohet gjithmonë nga Juventusi, Milani dhe Interi. Në fakt, mendoj se kështu ka qenë tashmë 80 vjet edhe pa Superligën Evropiane”, ka thënë Agnelli duke nxitur reagimin e klubeve tjera që kanë kërkuar përjashtimin e Juventusit, Milanit e Interit nga Serie A.

Ndërsa, kreu i Milanit, Ivan Gazdis ka thënë se pjesëmarrja në Superligën Europiane do të jetë përkrahje për të gjithë futbollin italian. Ai ka shtuar se Milani nuk e ka ndërmend të largohet nga Serie A.

“Superliga është fillimi i një kapitulli të ri emocionues. Ai do të sigurojë vlerë dhe mbështetje për të gjithë piramidën e futbollit me më shumë burime financiare. Serie A do të mbetet gara më e rëndësishme në Itali, Milani është krenar që qëndron atje”, ka thënë Ivan Gazdis.