Juventusi humb nga Atalanta

Juventusi ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Atalanta, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Serie A.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Malinovsky në minutën e 87’.

Pas kësaj humbje Juventusi pozicionohet në vendin e katërt me 62 pikë.

Kurse, Atalanta në vendin e tretë me 64 pikë.

Në xhiron e ardhshme Atalanta luan si mysafire ndaj Romës.

Kurse, Juventusi e pret në shtëpi Parmën.