Juventusi humb 113 milionë euro për gjashtë muaj

Juventusi ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se ka humbur 113. 7 milionë euro për gjashtë muajë në kuadër të sezonit 2020/2021.

Bordi i Juventusit është takuar sot nën drejtimin e presidentit Andrea Angelli duke aprovuar raportin gjashtë mujor.

“Zonja e Vjetër”, ka njoftuar se në llogaritë e klubit për këtë sezon janë të adhura prej 258.3 milionë eurove, kurse në të njejtën periudhë në sezonin e kaluar kishin 322.3 milionë euro.

Kostot janë rritur pak në 263.4 milionë euro, ndërsa klubi zbuloi se ka humbje për këtë periudhë plot 113.7 milionë euro.

Juventus po ashtu shpjegoi se ‘vazhdimi i pandemisë ka gjeneruar një ndikim të rëndësishëm negativ në të ardhurat’, ku vlerësohet të jetë rreth 50 milionë euro.