Juventusi fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë, pasi e ka mposhtur Napolin me rezultat 2-0.

Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0, në minutën e 64’.

Lorenzo Insinge e kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin në minutën e 80’, por e humbi penalltinë.

Alvaro Morata shënoi për 2-0, në fundin e takimit pas asistimit të Cuadrados.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë te Napoli në këtë ndeshje dhe nuk u inkuadrua në lojë për asnjë minutë.