Juventusi fiton pa vështirësi ndaj Malmos

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Malmos, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Italianët kaluan në epërsi në minutën e 23’ me mbrojtësin Alex Sandro.

Alvaro Morata e fitoi penalltinë për Juventusin në minutën e 45’ të cilën Paulo Dybala e konkretizoi në gol për 0-2’.

Për 0-3 shënoi Alvaro Morata në minutën e 45+1’.

Juventusi ndeshjen e ardhshme do të ketë punë të vështirë pasi do të ndeshet me Chelsean.

Kurse, Malmo me Zenitin.