Juventusi fiton ndaj Genoas

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Genoas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.

Bianconerët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 4’ me Dejan Kulusevskit.

Për 2-0, shënoi Alvaro Morata pas një kundërsulmi të shpejtë i nisur nga Federico Chiesa.

Genoa e ngushtoi epërsinë me Scamaccan në minutën e 49’.

McKennie shënoi për 3-1, në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e tretë me 62 pikë.

Kurse, Genoa në vendin e 13-të me 32 pikë.

Në xhiron e ardhshme Juventusin e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me Atalantën në Bergamo.